Lokale - eSIMy

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për liberalizmin e vizave të propozuar nga GP i AAK-së.

Nga 67 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 65 deputetë votuar për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri gjatë debatit parlamentar ka thënë se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit e zbatim të ligjeve.

Ai tha se kjo rezolutë është e nevojshme dhe kërkon trajtim të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

“Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë: Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsion, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai.

Në këtë projektrezolutë përmenden shtatë pika:

Komisioni Evropian të merr vendim meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në afat sa më të shpejt kohor
Qeveria e vendit të nisë hartimin e platformës nacionale politike-ekonomike kundruall zhvillimeve të BE ndaj Kosovës, përfshi refuzimin eventual të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vazhdimin e status quous dhe gjithashtu pozicionimin e Republikës së Kosovës pas eventualisht liberalizimit të vizave. Platforma t’i prezantohet Kuvendit për miratim
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë përfshirje të ekspertëve më të mirë të vendit për të ndihmuar në hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e një platforme të tillë nacionale, dhe Kuvendi të ketë të drejtën për të ftuar dhe për të dëgjuar vlerësimet e ekspertëve përkatës për të njëjtën
Qeveria e vendit të mbahet përgjegjëse dhe llogaridhënëse sipas frymës kushtetuese dhe t’u ofroi qytetarëve vizion të qartë për politika që do të ndjek shteti ynë në drejtim të anëtarësimit dhe mbrojtjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit
Të jetë përgjegjësi e të gjitha institucioneve publike realizimi dhe kontributi në përmbushjen e një platforme të tillë si projekt për mbrojtjen e interesave nacionale të vendit. Të trajtohet si pjesë e domosdoshme e raportimeve të rregullta nga institucionet sipas rregullave aktuale në fuqi
Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të penalizohen nga situata politike në Bashkimin Evropian
Republika e Kosovës refuzon të kthehet në një model eksperimental ku temat e mbyllura si liberalizimi të rikthehen në tavolinë të diskutimit