Reshit Kushaj përfaqësues nga SBASHK-u ka thënë se sindikatat në Kosovë nuk janë të asnjë subjekti politik.Ai në Politiko në Kanal10 ka bërë të ditur se bashkë me kreun e kësaj sindikate, Rrahman Jasharajn janë aty qysh nga vitete e 90-ta në kohën e Hajrullah Goranit, shkruan Gazeta10.

‘Sindikata nuk është produkt i asnjë partie.Sindikatat ne i kemi formuar në kohën e Hajrullah Goranit në vitet 90-ta. Pra, unë e Rrahman Jasharaj jemi nga ajo kohë, dhe s’kemi ditë çfarë parti do të formohen e kush do të jenë këta njerëz. Po e them me sinqeritetin më të madh, a ka tash që anojnë anej e knej, unë nuk e di”, tha Kushaj. Kushaj i tensionuar ka kërkuar të mos ketë paragjykime mbi kërkesat e këtyre sindikatave në grevën që po vazhdon ende të mbahet.

“Por s’mund të thoni paragjykime për kërkesat tona. Ne këto kërkesa i kemi pasur të vazhdueshme. Kam qenë i pranishëm në grevën e madhe të Fakulteti Teknik. Populli nuk e voton atë që mësuesin e bjen në këtë gjendje vazhdimisht. Ne kemi pritur që dikush t’u drejtohet mësimdhënësve, Neve po na duhen pare jo darka”, tha Kushaj në Politiko.