Komuna e Podujevës ka publikuar rezultatet përfundimtare të disa konkurseve për punëtorë të hapura javë më parë.

Në njoftimet e publikuara në faqen zyrtare, bëhet e ditur se në dy konkurse kanë përfunduar me sukses, kurse një tjetër jo.

Për pozitën Specialist i Hidrologjisë është pranuar Burim Gashi.

Për pozitën inspektor i ndërtimit është pranuar Hatixhe Tahiri.

Kurse, komuna ka anuluar konkurs për zyrtar për ndërtimtari, pasi që siç thuhet, kandidati s’i ka plotësuar kushtet për të vazhduar më tej. Pritet të ketë rishpallje.

Komuna e Podujevës, po ashtu, ka publikuar edhe listat e ngushta me emrat për konkurset Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe lista për Roje Objekti.

Duke klikuar në pjesën e hijezuar me të KALTËR, mund t’i lexoni të plota konkurset.

 

 

 

/Llapi.info