Komuna e Podujevës ka publikuar rezultat përfundimtare për disa konkurse të hapura javë më parë, shkruan Llapi.info.

Për pozitën zyrtar i të hyrave financiare është pranuar Albanë Haxha.

Për pozitën zyrtar për ndërtimtari është pranuar Blerinë Bllaca.

Kurse, ka dështuar konkursi për zyrtar për regjistrim të bizneseve.

Sipas njoftimit, ky konkurs ka përfunduar pa fitues, për shkak se kandidati nga vlerësimi që i është bërë nga komisioni, nuk ka arritur të ketë 60 apo më shumë pikë të kërkuara.

I njëjti konkurs pritet të rishpallet sërish.

 

 

 

 

/llapi.info/