Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e sotëm me drejtuesit e provincave, do të propozojë një seri masash për shkak të rritjes së numrit të rasteve të coronavirusit.
Sipas gazetës gjermane, der Spiegel, ata që nuk mbajnë maskë mbrojtëse, do të gjobiten me minimum prej 50 eurove.
Merkel është pajtuar me këtë masë pas një takimi me ministrat e tjerë federal të shtetit gjerman, transmeton Telegrafi. Gjithashtu, siç u tha, numri i personave në ambiente të mbyllura do të kufizohet në 25.
Kjo masë është miratuar pasi që në periudhën e kaluar ka pasur një rritje të numrave të të infektuarve me coronavirus kryesisht për shkak të organizimit të ndejave private.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se rastet e vijnë nga Kosova, Bullgaria, Kroacia, Serbia, ku shtetasit e tyre ishin për pushimet.
Ndryshe, Gjermania ka raportuar 239 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 9352 persona.