Lokale - eSIMy

Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema, ka folur për historianin nga Podujeva, Florent Hasani.

Në emisionin “Kjoshia Show”, Mema ka folur fjalë të mëdha për Hasanin. Mema thotë se së bashku me Florentin kanë gjurmuar për të vërtetat e shqiptarëve nëpër zona të Serbisë.

“Në Maqedoni para disa vitesh na arrestuan dhe na mbajtën disa orë, ishte akoma Gruevski në pushtet. Sigurisht probleme shpesh kemi pasur në Serbi. Në këtë pikë e përmendi një mik shumë të madh që ka qenë me mua këto sfida, për të sjellë të vërteta historike të shqiptarëve në Nish, Mollë të Kuqe dhe zona tjera të shqiptarëve në Serbi, që është Florent Hasani një djalë nga Llapi. Pikërisht prej tij kam kuptuar se ne shqiptarët kemi shpresë. Njerëz të tillë do të doja t’i shihja në pozicione më të mira të shtetit shqiptar”, ka thënë Mema.

Florent Hasani djali nga Llapi për të cilin Marin Mema thot fjalët më të mëdha…Arrestimi në Maqedoninë e Gruevskit !Sfidat dhe vështërsitë në zonat më të rrezikshme në Serbi !Ndiqeni videon

Publiée par Sanxhaku i Nishit Toplica e Jabllanica sur Lundi 8 avril 2019

Ndryshe, Hasani është edhe këshilltar komunal në Kuvendin e Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./Llapi.info