Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka bërë publikë emrat e drejtorëve të Drejtorive për mandatin e ri katërvjeçar, raporton Llapi.info.

Nga 11 drejtori, pa përfshirë atë të Urbanizmit që s’është emëruar akoma, vetëm dy gra janë në krye të Drejtorive.

Drejtoreshë e Administratës Publike në Komunën e Podujevës është emëruar Antoneta Ejupi.

Ejupi është juriste e diplomuar. Ajo ka qenë pjesëmarrëse e shumë trajnimeve që ndërlidhen me sundimin e ligjit në Kosovë. Ejupi ka qenë kandidate për asamble komunale nga PDK në zgjedhjet e tetorit. Ajo pati grumbulluar fiks 100 vota.

Përveç Ejupit, PDK-së në Podujevë i është ndarë edhe drejtoria e Bujqësisë dhe Kryetari i Kuvendit Komunal./Llapi.info