Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila po kërkon që partitë opozitare të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas saj, Qeveri ka keqpërdorur buxhetin e shtetit me vendimet e saj dhe nuk po punon për interesin e qytetarëve po vetëm për punësime partiake.
“Auditori kanë treguar parregullsi në menaxhimin e parasë publike, përkundër parregullsive qeveria po vazhdon me vendime që rëndojnë gjendjen e qytetarëve”.
“Që partitë opozitare të dakordohen për strategjinë, reformën në administratë, bilancin e buxhetit, rishikimin e projekteve kapitale, që seriozisht të merret parasysh agjenda e integrimit dhe agjenda evropiane”, tha Kusari -Lila, raporton Ekonomia Online.
Ajo adresoi akuza edhe për MMPH-s ku tha se kjo ministri është mbushur me zv.ministra dhe këshilltarë, ndërsa projektet po dështojnë.