Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar të hënën për mundësinë e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Ky tha se tërheqja e këtyre parave nuk është zgjidhje.

Me një mendje me kryeministrin është edhe ekonomisti, Erton Bega. Veç ky edhe 100 eurove të qeverisë u jep një epitet, duke i quajtur bombone të dasmave.

Por, profesori i ekonomisë Ujkan Bajra, thotë se tërheqja e këtyre parave është më se e nevojshme tani.

E njohësi i kësaj fushe, Safet Gërxhaliu, mendon se kjo duhet të bëhet veç nëse shteti zotohet për rimbursim.

Më herët nga trusti ishin tërhequr 10 përqind e kursimeve, vendimi ishte marr kur qeveria udhëhiqej nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti.