Lokale - eSIMy

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke e vazhduar takimin e tij me presidentin serb, Aleksander Vucic në Bruksel me ndërmjetësimin e Josep Borell dhe Miroslav Lajcak.

Në rrjete sociale s’kanë munguar reagimet për gjestet dhe disponimin e dy liderëve, të cilët në fillim të takimit s’kanë shtrënguar fare duart e as se kanë parë njëri-tjetrin me sy.

Pa reaguar s’ka qëndruar as analisti politik, Gazim Raci, ish-këshilltari i Edita Tahirit, duke i dhënë përkrahje morale Kurtit.

“Qëndro i fortë vëlla”, ka shkruar Raci në gjuhën angleze.