Kryeministri i Kosovës ka uruar besimtarët muslimanë për për fillimin e muajit të Ramazanit.

Urimin, Kurti e ka bere permes nje postimi ne Facebook.

Postimi i tij.

“Me fat muaji i Ramazanit! Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi.

Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë. Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin! Agjërim të lehtë e të pranuar. Paqja qoftë mbi ju!”, shkruan Kurti.

 

 

 

 

/Llapi.info