Kosova nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
Të gjithë shtetasit serbë që ia mësyjnë Kosovës, nga e hëna nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë me dokumente të Serbisë, por do të pajisjen me një flet-dokument për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.
Kryeministri i ftoi sërish qytetarët serbë që t’i zëvendësojnë targat “KM” nga koha e Millosheviqit, me targa të Republikës së Kosovës.
“Janë organet e rendit dhe drejtësisë që i marrin vendimet për shkeljet e ligjit”, tha ai.
Kujtojmë se më 19 qershor qeveria mori vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia e që konsiderohen të jashtëligjshme.
Vendimi hynë në fuqi nesër, datë 1 gusht 2022.