Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka adresuar kritikat më të ashpra ndaj presidentit Hashim Thaçui i cili të dielën takon në Bruksel homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, Thaçi po e merr primatin në dialog në krye në vete kjo pasiqë siç tha Kurti “ai është në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale dhe po do t`ikë kësaj gjykate”.

Sa i përket idesë së kreut të shtetit lidhur me fillimin e demarkimit të kufirit me Serbinë, Kurti tha shënimi i vijës kufitare duhet të ndodhë por sipas kryetarit të Vetëvendosjes këtë proces nuk mund ta bëjë Thaçi kjo pasi sipas tij përfundimi i dialogut me Serbinë do t`i ketë tri qëllime të tjera: njohja e Kosovës, dëmshpërblimi i dëmeve të luftës nga Serbia dhe kërkimfalja për krimet e luftës.