Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do t’i kthejë përgjigje presidentit Thaçi për mandatarin, por që tani s’e ka prioritet.

Ai tha se prioritet në këtë kohë është lufta kundër koronavirusit, gjë për të cilën kërkoi bashkim të të gjitha partive politike. Kurti shtoi se me të kaluar COVID-19 vendi, sipas tij, duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të ngutemi. Kemi prioritet mbi prioritetin luftimin e pandemisë COVID-19. Mendoj se zgjidhja më e mirë është që ne të bëhemi të gjithë bashkë në kohën e pandemisë dhe në momentin që të kalojë kjo pandemi të shkojmë në zgjedhje. Është për të ardhur keq që presidenti tashmë ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar ne si parti politike rend që mendoj se është shkelje e Kushtetueses”, ka deklaruar Kurti në emisionin CLICK në RTV21.