Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin dhe mikun e kamotshëm të Kosovës, William Walker.

Dyshja u takuan në Washington DC, ku patën mundësinë të bisedojnë mbi të tashmen e të ardhmën.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve” ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë, kryeministri nuk është kthyer akoma nga vizita në ShBA, ku shkoi me presidenten Vjosa Osmani.