Lokale - eSIMy

Kryeministri Kurti ka reaguar ashpër ndaj sindikalistëve të cilët ka tash tre ditë që janë në grevë, e mësimi nuk po zhvillohet, raporton GazetaBlic.Kurti tha se nuk shantazhohet nga deklaratat e sindikalistëve, teksa kërkesat e tyre i quan të papërgjegjshëm.

“Kërkesa për rritje prej 100 euro, që praktikisht është rritje 20 për qind e pagës, është absurde. Mirëpo, një Kosovë që testet e PISA-s po na nxjerrin 3/4 e fëmijëve po na nxjerrin analfabet, e në anën tjetër ta kërcënosh qeverinë se do ta rrënosh shtetin, se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”, ka deklaruar Kurti.

“Sepse, pikërisht, duke nxjerrë analfabet funksional po përfundojnë në asistencë sociale. Veç kërkesë për pare, për ta bankrotu shtetin, për ta shkatërru shtetin. Është papërgjegjësi totale!”