Në ditëlindjen 84-të të veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, është hapur ekspozita me fotografitë dhe pikturat e “Mandelës së Ballkanit” me teme, “Kujtesa e Kosoves” nga shoqata e te burgosurve politike.
Koleksioni i rrallë që do të ruhen në Bibloteken Kombëtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se baca Adem mbetet veprimtari më unik i çështjes kombëtare.

“Baca Adem veprimtari më unikë sepse është veprimtari më autentikë. Jetën e tij e kuptonte si shërbim për popullin shqiptar. Kur nuk ishin shkollat shqiptare Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishim ushtri ai ishte luftëtar. Kur ishim të ndarë ai na bënte bashkë. Baca Adem i kushtoi jetën dhe idealin kombit shqiptar. Nuk përqante të tjerët për të na bashkuar. Adem Demaçi ishte vetëmohim me paramendim “- tha Kurti.
Kurti shtoi se pa Adem Demaçin rrugëtimi im do të ishte i pamundur.
“Një falënderim të veçantë pa të cilin rrugëtimi im do të ishte i pamudur”- shtoi Kurti.
“Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë i tillë do të jetë ndikimi i tij”.
“Si kryeminister zotohemi se do të përkujdesim për botimin e bacës Adem Demaçi”.

Ndërsa Selatin Novosella, nga Shoqata e të Burgosurve Politik tha se kur të na zbehet dashuria për atdheun duhet ta kujtojmë Adem Demaçin.
“Sa herë të na zbehet dashuria për atdheun do ta kujtojmë bacën Adem, brezat duhet të mësojnë për Adem Demaçin ,shumica e njerëzve vdesin por ai duhet të jetë pjesë e jetës sonë” tha Novosella.







