Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vizituar sot burgun e Dubravës, më ç’rast ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore për martirët e vrarë.
Me këtë rast ai i ka komentuar edhe deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka sajuar kërcënimin kinse është bërë nga Garda Vullnetare Shqiptare.
Sipas Kurtit, nëse Thaçi është i sigurt se VV e ka sajuar kërcënimin nga Garda Vullnetare Shqiptare, atëherë ai duhet të intervistohet nga autoritetet përkatëse.






