Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se së shpejti Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Partnerin e Paqes në kuadër të NATO-s si dhe në Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh shefi i qeverisë, në mbledhjen e 47-të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë më shumë në fushën e drejtësisë”.

“Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, tha i pari i Vetëvendosjes.

Mes tjerash, para anëtarëve të Këshillit, Kurti tha se Kosova ka shënuar rritje ekonomike si dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, kryeministri foli për sukseset e qeverisjes së tij, me theks të veçantë në luftimin e pandemisë së COVID-19, kundër korrupsionit si dhe për marrëdhëniet bilaterale me shtetet mike.