Albin Kurti e ka krahasuar presidentin e Kosovës me Inspector Javert-in, një personazh të ligë e tragjikë të shkrimtarit Victor Hugo.

“I mjeri Javert”, shkruan Kurti, duke vazhduar “ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie”.

“Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi”.

Kurti ka shkruar se “neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91”.

Siç dihet, neni 91 bën fjalë për shkarkimin e presidentit./klankosova