Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëheresh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për media pas takimit me presidenten e vendit ku është diskutuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

I pari i VV-së ka thënë se konsideron që muaji tëtor është sërish muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet lokale. Ai ka thënë se partia të cilën ai e drejton preferon që zgjedhjet të mbahen sa më herët, por që presidentja do t’i takoj edhe kryetarët e partive tjera dhe në fund do ta caktoj një datë.

“Porsa zhvilluam një takim me presidenten e vendit lidhur me zgjedhjet lokale. Zgjedhjet për komunat e republikës, përkitazi me caktimine një datë sa më të përshtatshme. Konsiderojmë që muaji tetor është sërisht muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Për neve si VV sa më herët zgjedhejt aq më mirë është, por presidentja do t’i takoj edhe kryetarët e partive të tjera dhe në fund do ta caktoj një date”, ka thënë ndër të tjera Kurti për media.

Më tutje, ai ka thënë se zgjedhjet janë tejët të rëndësishme sepse qeverisja lokale ndikon në jetën e qytetarëve të vendit.