Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Asociacionin, ka thënë se parulla e tyre kryesore ka qenë punë dhe drejtësi, “jo Zajednicës edhe atëherë edhe sot, pra jo as sot, por edhe sot”. Kështu u përgjigj Kurti, kur u pyet se a ka ndryshuar qëndrimin e tij për këtë çështje, që nga koha kur ishte në opozitë.
Ndër të tjera ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Kosovën për shkak se premton të ardhme më të mirë.
Ai është shprehur se deklaratat e tij që i kishte bërë në të kaluarën nuk mund të përdoren tani dhe ka shtuar se po të ishte kryeministër në atë kohë, “do të ishte më mirë edhe për Kosovën”.
Ai ka thënë që marrëveshja prej nenit 1 deri tek neni 4 është njohja defacto dhe sipas tij, nuk ka jurist që konstaton se nga këto nen nuk ka njohje defacto.
“Nuk do të ketë zmbrapsje në prapavijë të neneve dhe fiksim vetëm dhe vetëm të njërit nen. Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, tha ai në Debat Plus.






