Lokale - eSIMy

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë zbatimi i planit të tij për heqjen e taksës në faza dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.

Këtë gjë ai u ka thënë deputetëve të Grupit Parlamentar “6 Plus”, partnerë të tij në qeveri, të cilët i ka pritur në zyret e tij të premten.

“Gjatë takimit, ata e kanë përsëritur kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, teksa kryeministri u ka thënë se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet”, shkruan në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Gjatë takimit, si bëhet e ditur, është folur edhe rreth masave të ndërmarra ndaj koronavirusit, teksa përfaqësuesit e “6 Plus” i kanë kërkuar Kurtit një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë.