Lokale - eSIMy

Albin Kurti ka paralajmëruar se projektligji për çmimet tavan do të rikthehet për votim në Kuvend, duke theksuar se synimi është mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi me çmimet e larta.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti deklaroi: “Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan”, duke e lidhur këtë nismë me zhvillimet globale dhe krizave të njëpasnjëshme që kanë ndikuar në ekonomi.

Ai përmendi se bota po përballet vazhdimisht me sfida të reja, duke përfshirë pandeminë e vitit 2020, luftën në Ukrainë në vitin 2022, si dhe konfliktin më të fundit në Lindjen e Mesme. Sipas tij, krizës energjetike të vitit 2022 i është shtuar edhe një krizë e re në vitin 2026.

Kurti theksoi se qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për çdo situatë, duke shtuar se janë mbështetur të gjitha kategoritë shoqërore.

Megjithatë, ai kritikoi disa tregtarë dhe biznese të mëdha, duke thënë se kanë keqpërdorur situatën duke rritur artificialisht çmimet.

Në fund, ai bëri të ditur se projektligji do të rikthehet shumë shpejt në Kuvend për votim dhe shprehu pritjen që edhe opozita ta mbështesë këtë nismë.