Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [ShBA], ka marrë udhë për në Zvicër.

Kurti atje do të marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryministrit, Kurti atje do të takohet me liderë politikë dhe me përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”. Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë.