Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka qëndruar edhe në selinë e VV-së në Podujevë, njofton Llapi.info
Me këtë rast, Kurti ka bërë edhe shpërndarjen e librezave për aktivistët e ri të këtij subjekti politik në këtë degë.
Kurti në një fjalim rasti para aktivistëve dhe qytetarëve, ka akuzuar Presidentin Thaçi se për të mbajtur vetën në pushtet, bën pazare me Serbinë.
“…Për shkak të një qeverisje të papërgjegjshme dhe të një presidenti i cili për ta mbrojtur vetën e vet në pushtet është i gatshëm të bëj pazare territoriale edhe me Serbinë”, tha Kurti.
Sipas tij, gjendja ekonomike në vend s’është e mirë dhe e njëjta duhet të ndryshoj.
“As gjendja socio-ekonomike nuk është e mirë, sepse për ata që janë të afërt në pushtet po janë ka 4-5 vende pune, ndërsa për popullsinë në përgjithësi edhe kur po e kryejnë fakultetetin nuk po ka vend. Kjo duhet të ndryshoj, prandaj është e domosdoshme që Vetëvendosje të vije në qeverisje, kjo do të ndodh shumë ma shpejt se që e mendojnë kundërshtarët tonë, e që besa edhe ma shpejt se sa që e mendojnë mbështetësin tanë. Gjendja është bërë e padurueshme, Qeveria aktuale është e pakicës e cila është jodemokratike. Ne jemi për demokraci, të drejta, liri, zhvillim, drejtësi e mirëqenie, por jo vetëm për disa por për të gjithë”, tha Kurti./Llapi.info