Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se situata emergjente ka imponuar disa masa që mund të jenë shkelje kushtetuese.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se ndonjë bord mund ta shkarkojë, por me koronavirusin nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Mund edhe të organizojmë ndonjë referendum kundër koronavirusit, por s’besoj se do të ketë ndonjë efekt”.

Kryeministri në detyrë ka thënë se situata në të cilën është shkelur Kushtetuta dallon nga herët e tjera.

“Vet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e konstaton se situata është e pazakontë dhe emergjente. Në këtë rrethanë, ne po veprojmë si duhet”, tha ndër të tjera Kurti.