Kryeministri në detyrë ka folur edhe për takimin të shtunën që pati me Kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
Ai tha se Limajt i ka bërë ofertë konkrete pasi si parti janë të interesuar për bashkëpunim me ta, por nuk zbuloi detaje më shumë deri në finalizimin e marrëveshjes.
“Me Limajn kemi zhvilluar takim pardje me që rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në KOosëvës. VV kemi shprehur tashmë jo vetëm insteresimin por gatishmërinë për bashkëpunim dhe në përputhje me kete kam bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt dhe ta kemi konstituimin dhe qeverinë e re, por kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final do të mund të flasim për hollësitë”, tha Kurti.