Lokale - eSIMy

Pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.

Kurti iu kundërpërgjigj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila tha mbrëmë se ka informata që Qeveria e Kosovës ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti tha se si kryeministër nuk ka asnjë informatë për këtë.

Ai shtoi se Kushtetuta në Kosovë nuk lejon formimin e Asociacionit të Komunave në baza etnike, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të formohet një asocacion i tillë.

“Kosova e ka sesionin e komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky session i komunave ekzistuar dhe në anën tjetër nuk jam në dijeni si kryeministër për ndonjë farë plani për Asocacionin e komunave më shumicë Serbe. Kushtetutshmëria në Kosovë nuk lejon asocacion në baza etnike. Qeveria jonë është Qeveria e të gjithëve, jo vetëm e shqiptarëve dhe i mbrojmë të drejtat e të gjithëve”, tha ai