Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën serbe u ka bërë thirrje të gjithë serbëve në vend që t’i ndërrojnë targat ilegale me ato RKS.

I pari i qeverisë pas reciprocitetit të vendosur për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë dhe shansit, siç është thënë të fundit, për ndërrimin e targave nga ato ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’, tha se proceduar për regjistrimin në RKS i kanë lehtësuar, ku të gjithë mjetet që duhen regjistruar nuk do t’i nënshtrohen procedurës së doganës e as kontrollit teknik.

“Ky është lëshim i madh, marrë parasysh që pagesa e shumave të mbledhura në doganë do itë ishte 5 mijë euro vetëm për një automjet”.

“Gjithashtu, gjatë regjistrimit të parë nuk do të kërkohet kontrolli teknik, kurse komunat mund të vendosin të mos kërkojnë pagesën prej 10 eurove në bazë të taksës komunale”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti tha se MPB-ja do të nxjerr udhëzim administrativ që do t’i rregulloj detajet për çdo hap ndaj regjistrimit dhe se siç tha ai, procedurat burokratike nuk do të jenë pengesë ndaj regjistrimit.

“Procesi i regjistrimi ka rëndësisë të madhe dhe si i tillë është në të mirë të të gjithë neve. Ju do regjistroni veturat në bazë të procedurave të lehta dhe me lëshime të lejuara, sipas rregullave dhe ligjit, kurse ne do të vendosim barazinë të cilën e synojmë të gjithë në çdo segment”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv