Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendi, Albin Kurti, iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai në një video të publikuar në rrjetet sociale ka thënë se në Kosovë sot do të vijnë edhe mbi 50 mijë doza të vaksinave.

“Sot do të gjashtë fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë. Të gjitha njësitet përgjegjëse janë në terren. E kemi rritur numrin e shtretërve mbi 1,600. Oksigjenimi qendror është shtrirë në spitalet rajonale e sot pritet që të vijnë edhe 53,200 vaksina. Prandaj i dashur qytetar, merre vaksinën, mbaje maskën, distancën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka thënë Kurti. Për të parë videon klikonikëtu