Në seancën e sotme plenare është zhvilluar një debat ndërmjet deputetes së VV-së Ganimete Musliu dhe kryeministrit Kurti.Musliu e ka akuzuar Kurtin se nuk po i përgjigjet pyetjeve të saj.

Ndërsa Kurti ka thënë se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të saj dhe pastaj e ka pyetur “a dini me m’kallxu çka ju kallxova?”

Ky reagim i Kurtit ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve në kuvend.

Pas deklaratës së Kurtit ka reaguar sërish Musliu duke e cilësuar të njëjtin hajgarexhi.Musliut i është tërhequr vëmendja vazhdimisht nga kryetari Konjufca për fjalorin e përdorur.