Sekretari i Partisë Demoraktike të Kosovës, Betim Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit.
Gjoshi ka thënë se “mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia”.
“Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje”, ka shkruar sekretari i PDK-së.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria.
Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje.