Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që komuna e Malishevës që të karantinohet.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit.

“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jenë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi Kurti.

Dy rastet e reja me të infektuar me coronavirus janë konfirmuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëri nga të prekurit është nga fshati Stubëll i Komunës së Vitisë dhe një grua nga Bubaveci i Komunës së Malishevës.