Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e ShBA-së, Donald Trump, për Ditën e Pavarësisë.

Ai e ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e Kosovës në shumë fusha.

Megjithatë, Kurti ia ka përmendur ShBA-së edhe të mirat e vogla që ia ka bërë Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar për mbështetjen e Kosovës për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë.

“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më parë. Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, ka shkruar Kurti.