Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar të mërkurën se në Planin evropian ka Asociacion të komunave me shumicë serbe.
Ai ka deklaruar se brenda aneksit të të zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, ka Asociacion, meqë neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme.
“Ka Asociacion, neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë prej 2 korrikut 2011 deri më 25 gusht 2015. Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre: marrëveshja për kthimin e librave kadastral që është marrëveshja numër 5, ndërsa ajo për marrëveshja ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është marrëveshja e 16 e cila në muajin që vjen i mbushë 10 vjet. Ka shumë marrëveshje që duhet t’i trajtojmë me kujdes. Propozimi evropian është njohje defakto”, është shprehur ai./rtk






