Lokale - eSIMy

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjfuca kanë dorëzuar sot në Pallatin e Drejtësisë një padi.

Kurti këtë e ka bërë për siç po pretendon ai shpifjet që i kanë bërë Thaçi e Veseli në seancën gjyqësore për “Syrin e Popullit”.

Sipas Kurtit, Thaçi e Veseli kanë bërë deklarime të rrejshme.

“Me rastin e kallëzimit penal, këtu në prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër Presidnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë Syri i Popullit, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kujtojmë se Thaçi e Veseli kishin dhënë dëshmitë e tyre në rastin e gjykimit të “Syrit të Popullit”.

Kurse, Konjufca ka theksuar se dyshja kanë shpifur me tendencën politike që përmes kontrollit të drejtësisë të luftojnë Vetëvendosjen, si përpjekje për ta eliminuar atë.

“Ata pretendojnë se jemi lidhur me një organizatë terroriste. Presidenti ka thënë dhe ka urdhëruar gjykatat që të zgjerojnë akuza në drejtim të Albinit dhe meje. Ai përmes sistemit të drejtësisë ka dashur të godas kundërshtarët politik”, ka thënë Konjufca.