Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

“Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij”.

“Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.