Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se ai do të shkojë nesër në takim me presidentin Thaçi, ndonëse nga VV ishte paralajmëruar se ai nuk do të shkoj.
“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.
Kurti, ndër të tjera në intervistën për KTV ka ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, nuk është i kënaqur me kompetencat që i jep Kushtetuta e vendit dhe e ka ftuar atë që t’i bashkohet jetës politike partiake.






