Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kanë bërë homazhe pranë varrit të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Homazhet janë bërë me rastin e trevjetorit të vdekjes së Vokrrit. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, veteranë të sportit dhe kolegë të tjerë bëmë homazhe në tre vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të FFK-së, legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. Është gjithmonë emocion dhe krenari kur kujtojmë Fadilin, njeriun i cili punoi tërë jetën për sportin kosovar dhe ndërkombëtarizimin e tij. Puna dhe kontributi i Fadilit është i jashtëzakonshëm dhe i pashlyeshëm për sportin, e në veçanti futbollin. Jemi krenar që patëm Fadilin për të jetësuar ëndrrat e shumë të rinjëve dhe për të qenë motiv për secilin nga ta. Padyshim, çdo sukses në futboll i dedikohet sidomos legjendës tonë, Fadil Vokrrit.
Përherë frymëzim i gjeneratve të reja, gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info