Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi po marrin pjesë në Kongresin e 78-të të Partisë Socialistë të Francës, në Paris.

Gjatë ditës së hënë Kurti pritet të mbajë një prezantim publik me rastin e përfundimit të punimeve të këtij Kongresi, tema do të jetë mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.

“Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues z. Olivier Faure”, thuhet në kumtesë.