Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar pas darkës joformale që e mbajti me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Shefi i qeverisë tha se agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona.
“Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, shkroi ai në Twitter.






