Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë plenare ku është miratuar diskutimi për raportin vjetor të punës së ARKEP-it dhe ai për shkarkimin e Bordit të AKP-së.

Lidhur me këtë ka pasur reagime nga deputët e opozitës, teksa shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, shkoi tek foltorja e kryesueses dhe pati tensione me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti, para deputetëve tha se bordi i AKP-së duhet të shkarkohet për shkak se sipas tij, anëtarit e këtij bordi ishin “paguar për vjedhje”.

“Nuk i lëjmë me vjedh më, kanë vjedhur me paga, me privatizime janë paguar për vjedhje. Dy dekada të pasluftës janë të tjetërsimit përmes privatizimit e kjo duhet të marr fund e me rroga të larta mbase më të lartat në rajon. Kjo është arsyeja pse na nevojitet bordi i ri që mision ka shuarjen e AKP-së. Barra ka qenë tek ata që e kanë kundërshtuar privatizimin, në vend që të jetë tek ata që e kanë kryer privatizimin”, tha Kurti.