Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me kryetarin e partisë gjermane CDU, Friedrich Merz.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, e ka uruar Merz për detyrën e tij të re, transmeton Klankosova.tv.

“Ne patëm diskutim të mirë për integrimin në Bashkimin Evropian të Kosovës dhe për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.