Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për shpërndarjen prej 100 euorve për qytetarët ka thënë se këto janë paratë e tyre dhe po u kthehen kur ata kanë nevojë.

Kurti tha se nga kjo pako nuk do të përfitoj asnjë anëtarë i kabitetit qeveritar.

“Këto janë paratë e qytetarët të cilëve po ua kthejmë kur ata kanë nevojë sepse ata kanë nevojë, prandaj është tejet e rëndësishme që të përsërisim thirrjen që të blejmë së më shumë produkte vendore. Në fund asnjëri nga ne anëtarët e kabitetit qeveritarë nuk do të përfitoj nga shtesa prej 100 euro, por e ftoj secilin prej nesh që të votojnë për këto shtesa”, tha ai.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë:

100 milionë euro mbështetje për qytetarët

-Dyfishim i asistencës sociale për muajin prill

-100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit

-100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat

-100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

-100 euro për 80 mijë studentët

-40 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

-Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje e Republikës së Kosovës.