Lokale - eSIMy

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar Qendrën për Kulturë dhe Edukim “Libart”.

Kurti u njoh nga afër me aktivitete që zhvillon kjo qendër e cila menaxhohet nga, antarët e organizatës ETEA .

Ai tha se arsimimi përherë ka qenë bartës i rezistencës, dhe se nuk mund te ketë suksesë pa arsimim .

Mysafirëve u janë prezantuar edhe sekuenca të shfaqjes “Muret Flasin”, që i dedikohet arsmiminit në Kosovë në vitet e 90-ta ku shtëpitë shërbenin si institucione shkollore.

Gjatë ceremonisë është prezantuar edhe hulumtimi mbi lexueshmerin në vend, ku qëllimi i këtij hulumtimi ishte të krijohet një kulturë e leximitm.