4 ekipe me zyrtarë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, të hënën u mobilizuan për të shkyçur nga rrjeti krejt bizneset që kanë borxh të grumbulluar.

Aksioni nis në rrugën Rrustem Statovci në kryeqytet. Cak është një objekt me disa biznese. Nuk kaloi pa ankesa nga individët. Madje edhe një fitnes në këtë lagje mbeti pa orëmatës, shkaku i borxhit mbi 4 mijë eurosh.

As operatorët në në sheshin “Nënë Tereza” nuk u kursyen nga çkyçja. Këtë punë e monitoroi edhe drejtori i ujësjellësit që u njoftua me progresin e bërë. E kushdo që synon kthimin ilegal në rrjet, do ketë pasoja. Një aksion i tillë do të vazhdojë përgjatë një muaji dhe në krejt komunat ku operon KRU Prishtina.