Lokale - eSIMy

Një mërgimtar i ardhur në Kosovë për pushime, ka pasur telashe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ai është arrestuar nga pjesëtarët e policisë në mes të rrugës në një lagje të Gjilanit.

Arrestimi ka ndodhur pasi mërgimtari ka kundërshtuar policët, të cilët i kanë shqiptuar një gjobë.

Arsyeja e dënimit nga ana e policisë, ishte sepse ai kishte parkuar veturën në trotuar.