Lokale - eSIMy

Departamenti Administrativ i Gjykatës së Apelit,ka njoftuar se nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike, është duke u zhvilluar një takim publik, për të diskutuar lidhur më Projektligjin për Konflikt Administrativ.

Të gjithë gjyqtarët e departamentit administrativ nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe kryetari i Apelit  Hasan Shala, e kanë lëshuar takimin.

“Kjo për faktin se sponzorizuesit e këtij projektligji, nuk kanë marrë asnjëherë parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e gjyqtarëve, Hasan Shala dhe Delushe Halimi, të  cilët kanë qenë edhe anëtarë te grupit punues, e të cilët janë tërhequr për këto arsye”.

“Si rrjedhojë, projektligji aktual nuk i plotëson as kushtet minimale që duhet të përmbaj një ligj, pasi që përmban shumë anomali ligjore, shprehje jo adekuate, është në disharmoni më legjislacionin pozitiv, më praktiken gjyqësore dhe nevojat juridike. Prandaj si  ti tillë është i pa zbatueshëm në praktikë”.

Ata kanë kërkuar që të formohet një grup i ri punues, i përbërë nga gjyqtarët administrativ, të cilët sipas tyre janë edhe të thirrur për zbatimin e këtij ligji dhe ky dokument të  hartohet nga fillimi.

“Me bindjen e plotë se vërejtjet dhe sugjerimet tona do të merren parasysh,  shprehim edhe njëherë përkushtimin, për ta dhënë kontributin tonë maksimal në shërbim të drejtësisë, për çka jemi edhe të obliguar”.