Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Sponsorizim nga Kuvendi i Kosovës.

Kuka shprehu falënderim për të gjithë deputetët që dhanë votën Pro Ligjit.

Me këtë rast trajneri i mirënjohur theksoi se sporti dhe sportistët e meritojnë përkrahjen me sukseset e arritur.

“Sportisti dhe sukseset tona janë të Kosovës, prandaj kur flitet për sport s’duhet shikuar ndryshe!”.

Ndryshe urimet e para Toni Kuka pas miratimit të Ligjit i ka marrë nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.